Çifti finalist i “Big Brother 9” Olsi dhe Fjorentina i dhanë fund lidhjes së tyre. Lajmin e bëri të ditur si fillim Fiori e cila e ndjeu si detyrim ndaj fansave të saj ta bënte një gjë të tillë, siç shkruante ajo. Pas saj reagoi Olsi duke e pranuar një gjë të tillë, madje ai nënkuptoi se dashuria e tyre për njëri-tjetrin nuk ishte e njëjtë dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes.
Ditën e sotme ka qenë një tjetër çift i “BB” që lajmëron ndarjen, përsëri nëpërmjet rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për Xhenin dhe Benard. Xheni në një postim në “instastory” shkruan se është ndarë nga Benardi, por më pas e ka hequr lajmërimin. Të ketë qënë një ironi ndaj Olsit dhe Fjorit apo ka ndodhur me të vërtetë. Një ditë do e marrim vesh.