Ka ardhur reagimi nga aktorja Adriana Matoshi pas operacionit të vështirë që ka kryer pak javë më parë në kokë. Bëjmë me dije se ky është reagimi i dytë nga ana e saj.
Në këtë postim aktorja dhe deputetja ka publikuar një foto ku shfaqet me fasho në kokë, krahas së cilës ka shprehur të gjithë mirënjohjen për mbështetjen që i kanë dhënë të gjithë në këto ditë jo dhe aq të lehta.
“Faleminderit që po më shkruani e po më telefononi per të më pyetur për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur dhe duke pushuar, shumë pak në telefon dhe është e pamundur që t’i hap të gjitha mesazhet. Ma bëni hallall! E di që më kuptoni edhe nga brendësia e shpirtit ju jam mirënjohëse e shumë falenderuese”, ka shkruar Adriana krahas fotos.