INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas pak pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, vendos sot për fatin e Tahirit

Pas pak pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, vendos sot për fatin e Tahirit

Publikuar më: 09:01 21-10-2017

Fati i ish-ministrit Tahiri vendoset sot pas mbledhjes së Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet në orën 10:00.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të tij pasi akuzohet si bashkëpunëtor i bandës kriminale të Habilajve, për trafikim të lëndëve narkotike, shpërdorim detyre e një sërë akuzash të tjera.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve një ditë më parë, mbrojtja e ish-ministrit Saimir Tahiri kërkoi kohë deri të hënën për tu mbrojtur para provave të Prokurorisë, por Ruci ka vendosur që mbledhja të zhvillohet sot në orën 10:00.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936