Një video po qarkullon prej disa ditësh në rrjete sociale ku shihen qartë disa persona duke u konfliktuar fizikisht.
Burime për prive.al bëjnë me dije se të përfshirë në këtë sherr kanë qenë disa persona nga grupi Double G, DJ-i Dudës, i njohur me nofkën artistike si DJ Wrondon. Pamjet janë publikuar edhe nga reperi i njohur Duda në rrjetin social Facebook, ku thuhet se reperi Duda poshtëron një tjetër reper.
Ata duket se kanë sulmuar një person të njohur me nofkën K-Albo. Pas sherrit të bujshëm, duket se ka reaguar edhe personi, i cili ka qenë i sulmuar.
‘Mos qoni polic o ****. S’keni ku me shku. Manu tash’ – deklaron K Albo.
Në ditët në vazhdim duket se kjo ngjarje do të ketë zhvillime të reja me sherrin që mund të agravojë pas këtyre deklaratave. K-Albo qartazi shkruan ai se nuk dëshiron ndërhyrjen e policisë në këtë zënkë.
Duda së fundmi ka qenë i përfshirë edhe në një sherr virtual me reperin Fero, ku kanë shpërndarë disa komente ofenduese midis tyre.