Ndërkohë që Stresi prej ditësh ndodhet në arrati, Noizy u paraqit në komisariat për të njëjtën arsye.
Reperat kanë shtënë me armë në ajër ndërkohë që diçka e tillë është e ndaluar. Por 30 vjeçari e ka marrë me sportivitet këtë situatë duke e ironizuar me mikun e tij, Ermal Mamaqi. I ndodhur në Tiranë pasditen e djeshme, Noizy ka takuar Mamaqin dhe kanë darkuar bashkë në një restorant peshku. Aty si duket kanë gjetur momentin dhe ambientin e duhur për të ironizuar situatën aktuale për të cilën po përflitet reperi.
“Hey miq, unë erdha për të nxjerrë këtë nga burgu dhe më rrasën dhe mua brenda. Ju lutem kush ka mundësi të vijë tek burgu treqind e njistëmbëdhejtë. Na sillni cigare, ushqime, megjithëse ushqim ka këtu se ka krudo dhe karkaleca fushe të kuq. Rëndësi ka që nesër dalim”, përfundon Ermali shoqëruar me fytyrën e “vuajtur” të Noizyt në fund.