Spektaklit “C’est la Vie” i erdhi fundi pas 11 javësh, ku fitues u shpall dyshja Kristi Karkanaqe dhe Lind Islami. Nëse e keni vrarë mendjen se çfarë do bëjë Marina gjatë kësaj kohe, përgjigjen do e merrni tani.
Burime për “Xing.al” kanë bërë me dije se Vjollca për pak muaj do t’i rikthehet sërish moderimit, në një emision që po pritet me padurim. Bëhet fjalë për emisionin “Ferma”, që siç është bërë e ditur më parë, pritet ët fillojë këtë vit në ekranin e televizionit “Klan”.
Në emisionin në fjalë që do të jetë në formën e reality show-t, personazhe VIP do të jetojnë në një femrë dhe në përditshmërinë e tyre, do të kujdesen për kafshët dhe do të bëjnë të gjitha punët që bëjnë fermerët.