Radhë të gjata automjetesh janë regjistruar ditën e sotme në doganën e Morinës.
Me mbarimin e muajit të Ramazanit, dhe ngrohjen e kohës shihet një rritje e numrit të turistëve kosovarë në vendin tonë.
Këtë gjë e ka reflektuar më mirë trafiku në doganën Morinë, kur pritja për të kaluar doganën varion nga 20-30 minuta.
Aktualisht njoftohet se po punohet me 5 sportele për të përballuar fluksin.
Rreth 2500 kosovarë mësohet se kanë hyrë në Shqipëri në këto 2 ditët e fundit.