INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas përfundimit të “Përputhen” janë ndarë?! Ola tregon të vërtetën për lidhjen me Muratin!

Pas përfundimit të “Përputhen” janë ndarë?! Ola tregon të vërtetën për lidhjen me Muratin!

Publikuar më: 17:34 17-06-2021

Ola dhe Murati dolën bashkë nga “Për’puthen”, si çift. Takimi i tyre i fundit ishte shumë romantik, madje ish-konkurrenti i propozoi Olës të bënte gati valixhet sepse do shkonin në Turqi, vendi i tij i origjinës. Për më tepër Murati tha se do e prezantonte atë me prindërit e tij, duke lënë të kuptohet se kanë ndërmend të hedhin hapa seriozë në lidhjen e tyre. Mirëpo, pas përfundimit të programit ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi, fansat vunë re edhe se Ola ndodhej me pushime por jo me Muratin. Ajo gjithashtu postoi në TikTok një video me këngën e Elvana Gjatës “Loti”, duke nxitur kështu aludimet se ata nuk janë më bashkë. Teksa asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht rreth kësaj.

Megjithatë, Ola ka zgjedhur t’i japë fund këtyre zërave, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ajo ka postuar një foto në Instastory nga puna e Muratit, duke shkruar krah saj “Ku je bebushi?”. Në këtë mënyrë ajo u ka dhënë përgjigje gjithë pyetjeve të fansave. Mesa dimë ne, ata ende nuk kanë udhëtuar drejt Turqisë. A do ndodhë kjo së shpejti? Mbetet për tu parë.

 deqg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666