Javën e kaluar ka mbaruar një ndër spektaklet më të ndjekura, ai i “The Voice Kids” në drejtimin e moderatorit të njohur Ledion Liço.
Mbrëmjen e djeshme organizatorët janë mbledhur në një epilog ku kanë rrëfyer prapaskenat dhe ndodhitë e këtij edicioni. Ledioni ka treguar se as përzgjedhja e trajnerëve nuk ka qenë aspak e thjeshtë, madje ka treguar se nuk ka dashur që pjesë e tyre të jenë Renis dhe Aleksandër Gjoka.
“Aleksandri dhe Renisi nuk kanë qenë zgjedhja jonë e parë. Propozimin për ta e bëri Alban Male (drejtori artistik), por sapo ma propozoi unë i thashë jo sepse Sandri nuk ka bërë asnjëherë television kështu që ishte e kuptueshme. Në këtë pozicion duhet të ishte një njeri që di të bëjë television. Renisi ishte më afër por sërish jashtë këtij raporit”, ka treguar moderatori.
Pas takimit me ta u vendos që Renisi dhe Aleksandri të bëheshin pjesë e këtij format.