INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas përgjimit me Ramën, ‘Bild’ nxjerr përgjimin tjetër të deputetit të PS-së: E ka kopsit, e ka bo…[VIDEO]

Pas përgjimit me Ramën, ‘Bild’ nxjerr përgjimin tjetër të deputetit të PS-së: E ka kopsit, e ka bo…[VIDEO]

Publikuar më: 14:37 17-06-2019

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot një audio-përgjim të ri, ku pretendohet se dëgjohet kreu i qeverisë, Edi Rama, duke komunikuar me një person të quajtur Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme në 2017.

I njejti person, Arben Keshi, ka komunikuar me deputetin Artan Gaçi lidhur me zgjedhjet në Dibër dhe biseda e tij është publikuar nga “Bild” ditën e sotme siç mund ta lexoni më poshtë:

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi

Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre

Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty

Arben Keshi: Faleminderit

Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.

Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.

Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.

Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.

sbt from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0028700828552246