INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas përhapjes së CORONAVIRUS, Elvana Gjata merr vendimin DRASTIK dhe ka një mesazh për të dhënë!

Pas përhapjes së CORONAVIRUS, Elvana Gjata merr vendimin DRASTIK dhe ka një mesazh për të dhënë!

Publikuar më: 20:36 13-03-2020

Edhe Elvana Gjata ka zgjedhur të vetizolohet. Këngëtarja ka bërë me dije se prej situatës së vështirë ka anuluar koncertet dhe po qëndron në shtëpi. Elvana ka dhënë gjithashtu disa këshilla për të gjithë në një lidhje televizive me Top Channel. 

“Kam anuluar koncerte, por ajo që ka më shumë rëndësi është që të qëndrojmë në shtëpi. Jemi më të sigurt për veten dhe të tjerët. Sa herë në ditë i laj duart? Si kam numëruar, për çdo 5 minuta po. Nëse dikush nuk ka një nevojë urgjente për të dalë jashtë, duhet të qëndrojë në shtëpi. I bëjmë mirë të gjithëve nëse qëndrojmë në shtëpi.

Shqiptarët duhet që të ruajnë qetësinë, mos t’i kapë paniku. E kemi vërtetuar se kemi kaluar sfida më të vështira. Jam e bindur se do ta kalojmë. Tregoni fokus, nëse doni prindërit, familjarët, gjyshërit, është shumë e rëndësishme të qëndroni në shtëpi,”- tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0029900074005127