Deputeti i Kurbinit Gjetan Gjetani, u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS. Ky vendimi u mor pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama direkt nga Asambleja. Mirëpo, sot ka ndodhur e papritura për shumëkënd që mendonte se Gjetani do ndryshonte qendrim ndaj mazhorancës.
Deputeti jo vetëm që nuk ka munguar në seancë ashtu sikurse zgjodhi të bëjë opozita por ka ngritur kartonin jeshil dhe ka votuar njësoj me socialistët, mes të tjerash edhe kthimin e dekretit të Presidentit Meta për lojërat e fatit.