Studentët shqiptarë janë të vendosur të mos heqin dorë nga protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Një nga kërkesat e të rinjve ishte dhe anulimi i ligjit të arsimit të lartë, për të cilin qeveria ështe shprehur se është e pamundur të bëhet një gjë e tillë pasi kërkon kohë.
Së fundmi studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës kanë ndërmarrë një nismë ligjore për shfuqizimin e këtij ligji duke mbledhur firmat.
Burime për mediet tregojnë se ky peticion po firmoset sot tek fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, aty ku dhe nisi protesta. Ky peticion pritet të përhapet në të gjitha fakultetet e tjera.