INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas pezullimit të Teas, REAGON Andi për herë të parë!

Pas pezullimit të Teas, REAGON Andi për herë të parë!

Publikuar më: 21:27 04-01-2021

Me nisjen e puntatës së sotme të “Për’puthen”, u vu re mungesa e Teas, ku moderatorja Bora Zemani bëri me dije se e reja është pezulluar nga program.
“Shpesh ka shfaqur pakorrektësi, ka ndodhur që vjen 2 orë me vonesë, të gjithë ne presim vetëm Tean, ajo do jetë e pezulluar nga program”, u shpreh Zemani, e cila e pyeti Andin nëse e sheh të gjithën këtë si mungesë respekti.
Andi: Është gabim, po e kam timen, s’e hedh dot poshtë, pyet dikë tjetër. Edhe sikur ti të kesh të drejtë, nuk të jap. S’kam mendim fare. Ju se keni gabim, s’po them dhe për Tean, ka qenë duke u bërë gati për emision, kanë qenë xhirimet intensive, jemi shumë të lodhur.
Ana: Jemi një staf që e presim, jemi edhe ne të lodhur, duam të dukemi bukur, dhe ne na bie make up-i, energjia duke pritur Tean dhe kjo është e patolerueshme.
“Në fillim këto personazhe janë shumë korrektë. Çfarë ndodh pasi prekin famën, më duket sikur kthehemi në shkollë riedukimi me këto pezullimi”, deklaroi Zemani, teksa iu drejtua Arjanit.
Arjani: Është i vështirë menaxhimi i famës, tani që është rritur shumë Instagrami kanë filluar sillen pak më ndryshe, edhe make up-in se bëjnë më këtu, por e bëjnë nëpër studio private. I kam folur dy herë, hajde sot po ta fal se je bërë e bukur, këto sjellje të përsëritura…
Andi: Vetëm Tea që s’është mendjemadhe, vjen një moment që bëhesh personazh publik…. mos prit që për tre muaj të jetë kaq korrekte. S’ka lidhje fama apo mendjemadhësia.
Bora: Po pse dikur ka qenë korrekte? Është kthyer në problem.
Mevlani: Jam zgjuar në 6 të mëngjesit për të qenë preciz, më vjen inat.

Article Logic
Execution time: 0.003680944442749