INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas problemeve me shëndetin mendor, më në fund rikthehet Selena Gomez…[FOTO]

Pas problemeve me shëndetin mendor, më në fund rikthehet Selena Gomez…[FOTO]

Publikuar më: 11:43 19-12-2018

Selena Gomez vendosi të shkëputej nga rrjetet sociale për disa kohë, për t'iu përkushtuar përmirësimit të shëndetit të saj.

Kjo ka qenë një ndër periudhat më të vështira në jetën e Selenës. Asaj i është dashur të përballojë disa sfida njëherësh si sëmundjen, transplantin dhe ndarjen nga këngëtari Justin Bieber. Duke mos harruar fejesën dhe martesën e këtij të fundit me modelen e njohur Hailey Baldwin.

zdfhsh.JPG

Selena u shtrua në një spital psikiatrik dhe prej 24 shtatorit askush nuk dinte asgjë për të.

Këngëtarja tashmë është mirë dhe ka vendosur të gëzojë fansat e saj, duke u rikthyer në rrjetet sociale.

Shoqet e ngushta kanë publikuar disa foto, ku shfaqen të lumtura dhe duke bërë qejf. Kjo nënkupton, që Selena është larguar nga spitali dhe ka filluar jetën normale.

dfhdjk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877