INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas propozimit të Blushit, reagon Tahiri: Të kënaqur që opozitari Blushi vendosi të marrë pjesë në zgjedhje

Pas propozimit të Blushit, reagon Tahiri: Të kënaqur që opozitari Blushi vendosi të marrë pjesë në zgjedhje

Publikuar më: 19:22 04-04-2017

Pas propozimit të Blushit, ka ardhur përgjigjia e Partisë Socialiste  e drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se kjo forcë politike nuk ka frikë të marrë pjesë në zgjedhje dhe se është në opozitë me vullnetin e saj.

PS e Tiranës shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen e Blushit në zgjedhje pasi zgjedhjet do të tregojnë sa vota do të marrë partia e tij.

“Partia Socialiste e Tiranës shpreh kënaqësinë që deputeti opozitar Ben Blushi vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Falë zgjedhjeve të 18 qershorit, shqiptarët do të kuptojnë sa vota do të marrë Partia Socialiste që lufton për shtet, punësim dhe mirëqenie për Shqipërinë që duam dhe sa vota do të marrë një parti që lufton vetëm për të bërë kryetarin e saj ministër.

Partia Socialiste është krenare për atë çka kemi arritur gjate këtij mandati, për të bërë shtet dhe luftuar për drejtësi, duke mbledhur taksat, luftuar informalitetin, rritur rrogat e pensionet dhe duke luftuar vendosmërisht për të çliruar drejtësinë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar.

Kemi ende shumë për të bërë, sidomos për të luftuar për vende të reja pune, njësoj siç luftojmë për reformën në drejtësi.

Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama ne do të luftojmë për Shqipërinë që duam!”, deklaron PS e Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0033321380615234