INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas protestës ku mbetën të plagosur 6 efektivë, reagon Veliaj: Ky vend nuk do të...

Pas protestës ku mbetën të plagosur 6 efektivë, reagon Veliaj: Ky vend nuk do të...

Publikuar më: 12:29 22-11-2018

Pas protestës së banorëve të Unazës së Re e cila pati përplasje mes tyre dhe policisë ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Në protestën e banorëve të Unazës së Re, morën pjesë edhe deputetë nga PD e LSI të cilët tentuan të çajnë kordonin e policisë.

Gjatë protestës u plagos zëvendës Drejtori Dhimitraq Ziu si dhe 6 efektivë të policisë, mes të cilëve dy vajza.
Kryebashkiaku Veliaj thotë se ky vend nuk kthehet më pas nga Salinjtë, ndërsa shpreh solidaritetin me uniformat blu.

“E gjithë Tirana e ndershme dhe e drejtë, ështe në mbeshtetje të @PoliciaeShtetit e djemve dhe vajzave në uniformë!

Shërim të shpejt Komandant Dhimitraq Ziut dhe efektivëve të lënduar - keni gjithë solidaritetin e kryeqytetit!
Ky vend nuk kthehet më pas nga salinjtë! #NoMoreSali”, shkruan Veliaj.

veliaj.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0024478435516357