INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas protestës masive, kryeministri Rama u përgjigjet studentëve: Kemi nisur...[VIDEO]

Pas protestës masive, kryeministri Rama u përgjigjet studentëve: Kemi nisur...[VIDEO]

Publikuar më: 18:14 06-12-2018

Protesta masive e studentëve bëri që qeveria të tërhiqej, dhe kryeministri Edi Rama, të firmoste shfuqizimin e pikës 4 të VKM për tarifat. Vendimi i qeverisë duket se nuk është mjaftueshëm për studentët të cilët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat derisa ministria të plotësojë të gjitha kërkesat e studentëve.

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur studentëve protestues, të cilët kërkojnë investime në infrastrukturën universitare dhe atë akomoduese, pasi fituan betejën për tarifën mbi lëndët e mbartura e cila u hoq me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përmes një video të publikuar në Facebook, shefi i qeverisë tregon se tregon se investimet ka nisur nga konviktet e Inxhinierisë do shtrihet në të gjitha konviktet e kryeqytetit ku janë akomoduar studentët

Rama ndër të tjera thekson qeveria ka nisur një investim prej 18.8 mln euro në konvikte.

“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”.

Article Logic
Execution time: 0.0049400329589844