INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ''Psikopatja jote'' u tha se ishin çift, MC Kresha flet TROÇ për lidhjen me FIFI-in! [FOTO]

Pas ''Psikopatja jote'' u tha se ishin çift, MC Kresha flet TROÇ për lidhjen me FIFI-in! [FOTO]

Publikuar më: 17:30 21-12-2018

Në edicionin e këtij viti të “Kënga Magjike” bashkëpunimi mes Fifit dhe MC Kreshës për këngën “Psikopatja jote” mori një vëmendje shumë të madhe nga i gjithë publiku.

Madje shumë filluan të aludonin se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi, pasi kimia dhe shikimet e tyre gjatë performancës në skenë linin vend për dyshime. Disa ditë më parë, Fifi dha një intervistë për ku u shpreh se jeta e saj private nuk i përket askujt, një deklaratë që ngjalli akoma më tepër dyshimet sepse ajo as nuk mohoi, as nuk pohoi gjë.

Ndërkaq, MC Kresha ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin NIN, prej nga ku i ka dhënë fund këtyre thashethemeve pasi u shpreh se momentalisht nuk është në një lidhje.

Pra Mc Kresha dhe Fifi nuk janë asgjë tjetër përveç se dy miq të mirë dhe artistë shumë të talentuar.

olt.png

Article Logic
Execution time: 0.003270149230957