reperi i njohur Stresi lançoi këngën e tij më të re në bashkëpunim me Finem dhe Solo.
Projekti i djemve titullohet “Për Veti” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, ndërsa klikimet vazhdojnë të rriten me shpejtësi që nga momenti i publikimit.
Jemi të bindur se kënga ka për të rezultuar një sukses i vërtetë që do të bëjë namin gjatë këtyre ditëve dhe e dini cila ishte e para që e mbështeti?
Pikërisht partnerja e Stresit, Keisi.
Bukuroshja ka treguar fillimisht në InstaStory se mezi po priste të lançohej hiti i ri nga partneri, teksa shkruante krahas fotos “Tu e prit hitin”.
Pas publikimit, Keisi ka ndarë në InstaStory këngën e re teksa bëri gjestin më të bukur për Stresin, duke i vendosur një kurorë tek emri duke e quajtur "mbret".