Pasi ka mbyllur sezonin televiziv me sukses të emisionit ‘Shiko Kush Luan’ moderatorja seksi i ka dhuruar vetes disa ditë pushimi, sa në det dhe sa në mal. Edhe pse duhet të pranojmë që sërish nuk mund t’i ndahet shpirti prej punës dhe këtë na e ka dëshmuar me koncertet që ka mbajtur në Itali apo dhe së fundmi në Londër.
Luana Vjollca ditët e fundit ka pushuar në Londër, nga ku nuk i ka kursyer fotografitë për ndjekësit. Nga Londra ajo ka paralajmëuar se shumë shpejt do të kthehet me gjëra të reja.
Përmes një fotoje që ka postuar së fundmi, ajo ka thënë se është mbushur plot energji për t’u rikthyer në punë. “Me energji plot për t’u rikthyer në punë! Urime e diela”, ka shkruar Luana. Pra me pak fjalë shumë shpejt Luana Vjollcën do ta shohim në ekran duke mbërthyer audiencën.