Robert Berisha dhe Nora Istrefi i tronditën të gjithë këtë verë kur lajmëruan ndarjen e tyre, që ende nuk dihet nëse do të jetë e përhershme.
Pas lajmit të ndarjes, këngëtarja u nis me pushime në Turqi së bashku me të bijën dhe nënën e saj. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit edhe foto nga pushimet ku shihet më në formë se kurrë.
Së fundmi, Nora ka treguar se po darkon me zyrtarin e AAK-së, Besnik Tahiri i cili ka trokitur gotat me këngëtaren në videon e publikuar në llogarinë e saj të Instagramit.
Përveç Besnikut, ajo është e shoqëruar edhe me një këngëtare e cila gjithashtu është shkurorëzuar.
Ajo është bashkë me këngëtaren e njohur Jehona Sopin, e cila disa vite më parë ishte divorcuar nga bashkëshorti i parë reper, për t’u martuar me një bankier.