Tashmë prej kohësh kemi mësuar se Tuna dhe Seven Saraqi do të vijnë së bashku me një bashkëpunim të fuqishëm.
Klipi i këngës do të jetë edhe më i nxehtë, pasi disa ditë më parë zbuluam se Tuna dhe modelja e njohur Vildane Zeneli do të shkëmbejnë një puthje lezbike.
Prive ka zbuluar se në fakt në fabulën e klipit, Vildane do të jetë ‘molla e sherrit’ mes Tunës dhe Seven Saraqit.
Epo nuk mund të themi gjë tjetër veçse, mezi po e presim këtë klip që duket se premton shumë ‘skandale’.