Një modele ka treguar se Madonna e ka përndjekur atë për dy vite rresht.
Modelja tani 53 vjeç, thotë se Madonna, i dërgonte pa fund letra dashurie ku i thoshte se ajo ishte ‘gruaja më e bukur në botë’.
Amanda Cazalet, modelja nga Britania, u njoh me Madonën për filmimet e hitit “Justify my love”.
Në videon muzikore këngëtarja dhe modelja do të ndanin një puthje me njëra-tjetrën.
Që nga ai moment Madonna u fiksua pas modeles duke i dërguar asaj letra dashurie.
Në njërën prej tyre, e cila ka dalë dhe në ankand, me bojë të kuqe, Madonna shkruante:
“E di që je e martuar dhe shtatëzënë dhe nuk mund ta shpjegoj tërheqjen time ndaj teje.”