Mbrëmjen e sotme Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar. Teksa prifti (Kristi) sipas rregullave i dha leje ta puthë nusen, ishte Kiara ajo që e mori situatën në dorë duke e puthur Luizin. Kjo “dasmë” ka qenë e mirfilltë, ku edhe këngëtari i njohur Altin Shira ka kënduar për banorët.
Në këngë i është bashkuar edhe Luizi. E gjtha kjo situatë e krijuar në kuadrin e lojës, përfundoi me diçka të vërtetë siç ishte puthja e dyshes.
Pas kësaj situata ndryshoi edhe në Instagramin e dyshes. Nëse deri dje Kiara dhe Luizi nuk ndiqeshin, menjëherë pas puthjes njerzit e besuar që menaxhojnë llogaritë e tyre kanë shtuar njëri-tjetrin në këtë rrjet social.