Ngjarja e papritur, se këngëtarja e famshme Demi Lovato, ishte shtruar në spital si shkak i mbidozës, bëri bujë të madhe në mediat rozë.
Pak javë më parë, përfundoi trajtimi i saj në një qendër rehabilitimi për varësinë nga droga dhe duket se gjithçka po shkon për mrekulli në jetën e saj.
Nëpërmjet një postimi të bërë pak orë më parë në ‘Instagram’, Demi ka zbuluar e entuziazmuar se është nominuar për një çmim “Grammy” për projektin muzikor “Fall In Line”. Ajo dhe Christina Aguilera konkurrojnë për bashkëpunimin më të mirë muzikor përballë Backstreet Boys, Tonny Bennett & Diana Krall, Lady Gaga & Bradley Cooper, Maroon 5 & Cardi B, Justin Timberlake & Chris Stapleton dhe Zedd, Maren Morris & Grey.
Për Demin ky është një lajm shumë i gëzueshëm, pasi duhet pranuar se ky vit nuk ka qenë më i miri për të nga ana shëndetësore. Megjithatë, karriera e saj duhet të themi se ka ardhur në rritje. Pas rehabilitimit, menaxherët e këngëtares janë shprehur se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë dhe nuk do të jetë i largët momenti kur do të ngrejë lart emrin e saj.