INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas rehabilitimit si shkak i overdozës, Demi Lovato i rikthehet muzikës [FOTO]

Pas rehabilitimit si shkak i overdozës, Demi Lovato i rikthehet muzikës [FOTO]

Publikuar më: 15:59 29-11-2018

Gjatë verës Demi Lovato u përfshin nga ankthi dhe mërzia dhe u detyrua të qëndronte në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve me overdozën.

Tashmë këngëtarja është në gjendje të mirë dhe siç duket është sërish gati t’i rikthehet karrierës së saj si më parë. ‘Radar’ ka raportuar se Demi nuk do të qëndrojë më larg muzikës, sepse prej saj merr shumë benefite nga ana mendore. “Ajo është mirënjohëse që është ende gjallë dhe dëshiron shumë të ndihmojë njerëzit e tjerë dhe këtë gjë do ta reflektojë edhe në këngët e saj”, – ka thënë një burim për ‘Radar’.

 

dfghfg.JPG

Gjithashtu ky burim ka zbuluar se skuadra me të cilën punon nuk e detyron aspak Demin që të rikthehet sërish në punë, por ajo ndihet gati më shumë se kurrë.

Megjithatë, pavarësisht se ajo po punon shumë, nuk dihet ende se kur do të publikohen këngët e reja, por të gjitha mundësitë janë që kjo të ndodh vitin tjetër.

 

dfhfgjh.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0050971508026123