Fifi ka qenë në qendër të mediave rozë së fundmi, pasi është komentuar shumë për ndryshimin drastik në paraqitjen e jashtme.
Ajo humbi shumë kilogramë në një kohë rekord dhe kjo është vërtet për t'u përshëndetur.
Mirëpo këngëtarja e talentuar na ka surprizuar, duke bërë një tatuazh në pjesën e brinjëve. Një gotë verë dhe një trëndafil, teksa shkruhet "In vino veritas", që në latinisht do të thotë “Në verë qëndron e vërteta”.
Nuk dihet kuptimi dhe konteksti i këtij tatuazhi, por ndoshta Fifi ka dashur të thotë se pas një ose disa gotave verë, gjithkush thotë të vërteta.