Reperi kanadez është përfolur së fundmi edhe për lidhjet e tij me femra të njohura si Rihanna, JLo, Madonna etj.
Por si duket gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për 30 vjeçarin. Mbrëmjen e kaluar ai ka festuar fundin e sezonit britanik të turneut “Boy Meets ëorld” në një nga “club”-et më të njohur të Londrës, “Paper Nightclub”.
Aty, ndryshe nga herët e tjera, është vënë re edhe mungesa e VIP-ave, që nuk kanë munguar pothuajse në asnjë festë të reperit.
Përveç kësaj, ai është parë i shoqëruar nga striptiste, të cilave u ka hedhur plot 40,000$ teksa kërcenin me të.
Reperi i hitit “Work” është ngjitur edhe në skenë duke ndezur akoma dhe më shumë atmosferën në “club”.