Luana këto ditë ndodhet në Turqi edhe pse nuk dihet nëse është atje për punë apo për qejf.
Moderatores së Top Channel duket se në këto ditë dimri i pëlqen të konsumojë të njëjtat ushqime si këngëtarja me famë botërore, Rihanna. Pak ditë më parë ju folëm për këtë të fundit e cila dinte të ishte edhe e thjeshtë pasi jo vetëm di të bëjë twerk por edhe të blejë misra të pjekur tek një shitës ambulant në rrugë në mes të natës pasi e ka kapur uria.
Diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe Luanës së cilës gjatë këtyre ditëve të ftohta në Turqi, i pëlqen të blejë misra të pjekur dhe...ta ndajë këtë moment edhe në Facebook me ndjekësit e saj.