Përveç fansave të tyre besnikë, askush nuk e priste që Selena Gomez dhe Justin Bieber do të riktheheshin sërish bashkë.
Gjatë fundjavës, TMZ raportoi se dy këngëtarët e quajtur nga fansat me emrin e përbashkët “Jelena” kanë kaluar fundjavën bashkë madje edhe kanë shkuar në kishë bashkë. Rikthimi i tyre nuk nevojë për më shumë detaje.
Por rikthimi i Selena Gomez me ish-in e saj, ngjalli të njëjtin reagim nëpër rrjetet sociale. Ata thanë se këngëtarja kishte thyer rregullat e Dua Lipas. Këngëtarja shqiptare në këngën e saj ”New Rules”, rreshton arsyet pse një vajzë nuk duhet të kthehet me ish-in dhe Gomez nuk ka ndjekur asnjërin prej tyre. Ja reagimet:
Megjithatë këngëtari e ka pranuar se ishte sëmundja e Selenës e cila mund t'i rrezikonte edhe jetën, ajo që e bëri të kuptojë se ishte personi që dashuronte vërtet.