Kjo duket sikur po kthehet në një tendencë tek femrat e njohura kryesisht.
Pamë Bleonën dhe Rita Orën teksa kishin vendosur të ngrinin vezët e tyre, ndërsa tani një tjetër femër e showbizzit ndërkombëtar ka vendosur të ndjekë këtë proçedurë.
Ajo është ylli i reality show-t, Kourtney Kardashian e cila ka menduar të ngrijë vezët për momentin kur do të dëshirojë të ketë fëmijë.
"Kam menduar të ngrij vezët", thotë ajo duke çuditur të motrën, Kim e cila ia kthen: "Seriozisht e ke? Ti do një fëmijë tjetër?"
"Pse çfarë ka edhe sikur të dua? Po sikur të dua një fëmijë pas 10 vitesh?", shprehet Kourtney.