Lulzim Basha u shpall sërish kreu i Partisë Demokratike pas zgjedhjeve që u realizuan gjatë ditës së djeshme.
Një nga zërat më të fortë kundër rizgjedhjes së tij në këtë post ka qenë edhe ish-deputetja Majlinda Bregu. Por gjatë ditës së sotme menjëherë pas fjalës së Bashës së fitues ajo ka publikuar në Instagram një shprehje nga mbreti Richard III, duke e krahasuar Bashën me një “djall”. “Dhe kështu e mbulova ligësinë time lakuriqe, me copat e ngelura nga shkrimet e shenjta, dhe dukem shenjt edhe pse shumicën e kohës bëj djallin”, shkruan Bregu.