Vetëm 24 orë kanë kaluar nga transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, dhe portugezi i ka kërkuar klubit italian që të bëjë përpjekje ekonomike për një lëvizje tjetër në merkato. Ai i ka kërkuar presidentit Andrea Agnelli që të afrojë ish-shokun e tij te Reali, Marcelon.
Sipas “Sport Mediaset”, dëshira e portugezit është që ata të ndaljnë sërish të njëjtën dhomë zhveshje edhe në Torino. Reali nuk ka në plan që ta largojë mbrojtësin që ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe një klauzolë prej 180 milionë eurosh, por një veprim i tij në rrjetet sociale ka çmendur fansat. Më parë ai është shprehur se nëse largohet Ronaldo do të largohet edhe ai, ndërkohë që së fundmi ka ndjekur profilin zyrtar të Juventus në Instagram dhe ka pëlqyer dy postime.