Vetëm pak javë më parë Sara Hoxha, trashëgimtare e Top Channel kurorëzoi dashurinë në martesë me Ledion Liço. Të shumtë ishin të ftuarit, por ata që rrëmbyen vëmendje padiskutim ishin çifti Luana-Krenar. Mos ndoshta dyshja ka në plan një martesë?
Këtë nuk e dime, poroderatorja e famshme, Luana ka publikuar pak më parë një video ku shihet e veshur me fustan të bardhë. Pamja e saj ka tërhequr shumë vëmendje, po aq sa edhe përshkrimi krahas videos. “Nuk ka kohë as për të fjetur. Diçka e madhe vjen së shpejti”,-ka shkruar ajo. Të jetë kjo video paralajmërim për klipin e ri të Vjollcës?! Tani ia lëmë kohës ta zbulojë për çfarë bëhet fjalë, paralajmërimin e morëm nga moderatorja./intv.al/