Para disa javësh aktori turk i njohur si “Sarp” u arrestua nga policia turke dhe shkak për këtë u bë konsumimi i lëndës narkotike. Askujt nuk ja kishte marrë mendja, por mesa duket ky fenomen aspak i bukur po u ndodh shumë aktorëve turq.
Së fundmi aktori i njohur, Yagiz Can Konyali, është kapur me drogë mëngjesin e së premtes në Stamboll. Policia gjeti 19 gram drogë në makinën që Konyali po qëndronte së bashku me një shok të tijin.
Dy të rinjtë u shoqëruan në komisariat ku dhanë dëshmitë e tyre, sipas të cilave droga nuk ishte për trafikim, por për përdorim personal. Aktori tha se nuk ishte në dijeni të drogës dhe u la i lirë së bashku me shokun, me iniciale T. A.
Dy të rinjtë po qëndronin në parkingun e një parku në Beshiktash të Stambollit kur iu afruan policët për një kontroll rutinë.
Gjatë kontrollit të dokumenteve efektivët e policisë nuhatën një erë të çuditshme që vinte nga brenda automjetit dhe urdhëruan dy shokët të dilnin jashtë. Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia gjeti 19 gramë drogë.