INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sharjeve me konkurentët dhe skandalit se një prej tyre preu damarët, Renato Mekolli justifikohet: ‘Është nervi grek’ [FOTO]

Pas sharjeve me konkurentët dhe skandalit se një prej tyre preu damarët, Renato Mekolli justifikohet: ‘Është nervi grek’ [FOTO]

Publikuar më: 21:14 14-11-2018

Së fundmi Renato Mekolli është përballur me jo pak situate kontraversale në emisionin e tij “Hell’s Kitchen”.

Javë pas jave kemi parë situatat që kanë degraduar deri në sharje.

Madje në media qarkulloi dhe lajmi se një prej konkurrentëve ishte përpjekur të priste damarët për shkak të presionit të madh.

I ftuar në ftuar në emisionin “Ftesë në 5” për të folur në lidhje me spektaklin, si edhe librin që ka publikuar së fundi me titull “50 shijet e pastave”. Gjatë emisionit, shef Renato tregoi me humor se nervat i ka të trashëguara pak nga Greqia, por jo se shqiptarët janë më të qetë.

“Je kaq i vogël, i imët dhe elegant dhe them nga del gjithë ai zë?” – e pyet moderatorja e “Ftesë në 5”

“Nga nervi moj, që nuk marr kile” – u përgjigj Renato Mekolli.

“Nga e ke trashëguar gjithë këtë nerv, shqiptar është apo është grek ?” –e pyet Bieta.

“Po grek duhet të jetë. Pastaj edhe ne jemi shumë keq, nervat e shqipëtarëve janë o Zot na ruaj” – tha duke qeshur shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

renato1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055