INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

17638144_1268437223276178_2245072516215209984_n by e-d21

Pas sherrit masiv, Policia ndjek penalisht 4 tifozë të Tiranës [VIDEO]

Publikuar më: 11:58 07-04-2017

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat disa shtetas të cilët akuzohen për nxitje dhune në pallatin e sportit “Asllan Rusi” mes tifozëve ultras të Vllaznisë dhe atyre kryeqytetas.

Katër tifozë janë marrë në pyetje në komisariat dhe më pas janë liruar për të vazhduar ndjekjen penale në gjendje të lirë.

“Janë shoqëruar në komisariat dhe po ndiqen penalisht në gjendje të lirë shtetasit G. A., 24 vjeç, Xh. Sh., 17 vjeç, R. B., 24 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Dritan Hoxha”, jashtë ambjentevë të pallatit te sportit “Asllan Rusi”, kanë goditur me grusht shtetasit F. S., 22 vjeç dhe E. T., 31 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Gjithashtu uniformat blu gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tifozëve të Tiranës u është sekuestruar një flakadan i cili nuk lejohet të futet në ambientet sportive të mbyllura.

Kjo nuk është hera e parë që pallati i sportit “Asllan Rusi” kthehet në një arenë ‘gladiatorësh’ pasi vazhdimisht dy tifozeritë kanë krijuar probleme.

Article Logic
Execution time: 0.0029821395874023