INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit me Arjanin, konkurrenti i njohur bën presion: Kërkoni falje ose largohem nga emisioni

Pas sherrit me Arjanin, konkurrenti i njohur bën presion: Kërkoni falje ose largohem nga emisioni

Publikuar më: 16:26 25-03-2021

Pas debatit të ashpër në "Përputhen" mes tij dhe Arjanit, Erlindi ka bërë një status ku shkruan se do të largohet nga emisioni nëse nuk i kërkojnë falje.

Arjani akuzoi Kristianin se u jep konkurrentëve drogë dhe përmendi Erlindin se e ka provuar.

"Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”, tha Arjani.

"Kur u pranova në “Përputhen” mendova se qëllimi i programit ishte shprehja e dashurisë, bashkimi, mbështetja dhe suportimi i çdo tipi sepse çdo njeri ka karakterin e tij dhe kjo duhet respektuar dhe jo t’i ulësh. Por po kuptoj se në vend që të mbështetësh, të motivosh dhe të këshillosh rininë siç i ka lezet një zotërie të vëetetë, ti përpiqesh të:

1.Ofendosh vazhdimisht

2.Të bësh krahasime qesharake

3.T’i ulësh (mbase kjo të kënaq egoizmin dhe të bën të ndihesh më superior).

4.Dhe më e keqja akoma të bësh akuza fallco në studio para gjithë shqiptarëve. Duke pritur opinionet e drejta dhe të matura, ajo çka marrin mbrapsht janë ofendime dhe akuza fallco.

Nuk e pranoj diçka të tillë.

Ose të sqarohet çdo gjë dhe të kërkohet falje publike ose unë dal prej emisioni dhe nuk bëhem pjesë e padrejtësive dhe cënimit", shkruan Erlindi.

 -640-0-605bc99369235.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026521682739258