Lajmi se Beatrix Ramosaj ishte konfliktuar me kushurirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj ka qarkulluar me shumë shpejtësi në shumë media. Shkaktar u tha se qe grimieri i njohur Ariel, shoku i ngushtë i Anxhelinës, të cilit Beatrixi i kishte kërkuar ndihmë për t’i hapur mundësi të reja në Los Angeles. Kërkesë kjo që nuk i ka pëlqyer fort Anxhelinës.
Ky sherr u përforcua edhe më shumë kur Beatrixi hoqi nga ndjekësit në Instagram Anxhelinën, Albërien dhe kushurirën e saj.
Por pavarësisht lajmeve të konfliktit, Anxhelina i ka habitur të gjithë me postimin e fundit që ka bërë në Instagram. Këngëtarja e njohur ka shpërndarë projektin e fundit muzikor të Alban Ramosajt, vëllait të Beatrixit, duke treguar se vazhdon t’i ketë marrëdhëniet normale me të.