Në party-n e 5 vjetorit të Harper’s Bazaar’ ato që rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve ishin dy reperet më në zë të momentit, Cardi B dhe Nicki Minaj . Shpesh herë kemi dëgjuar DISS-et e tyre me njëra-tjetrën por mbrëmjen e kaluar gjithçka i kaloi kufinjtë.
Mes dy repereve papritur papritur plasi sherri dhe videoja më poshtë po bën namin në internet. Duke mos u bërë ende të njohura shkaqet e vërteta të sherrit, flitet se Nicki ka qenë duke bërë një foto me Kelly Rowland dhe në atë moment është shfaqur Cardi B e cila është futur mes tyre. Kjo e fundit e gjuajti me këpucë. Në fund Cardi B u shfaq me një gungë në pjesën e ballit, pa këpucë dhe me fustanin e grisur.
Por pas reagimit të Cardit, vjen dhe reagimi epik i Nicki Minaj. Kjo e fundit ka postuar disa foto në rrjetin social Instagram ku shihet duke mbyllur syrin kamerës apo edhe ajo mimika "upss". Por epike është fotoja ku është duke qeshur me të madhe duke ironizuar situatën, (foto e siguruar nga intv.al, Nicki tashmë e fshiu), pasi edhe ju me siguri keni qeshur kur patë foton e Cardi-t me gungën në pjesën e ballit, duke ditur që ajo që gjuajti me këpucë ishte vetë ajo. Ndërkohë Nicki thuajse nuk iu prek asnjë fije floku pasi bodyguard-ët e saj nuk e lanë Cardin, madje shenja në ballin e yllit të "Bodak Yellow" ishte një 'mësim' nga bodyguard-ët e Minaj./intv.al/