INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 'sherrit' me ENCËN, Ermal Mamaqi i kthehet Bes Kallakut publikisht: 'Bes mund të…' [FOTO]

Pas 'sherrit' me ENCËN, Ermal Mamaqi i kthehet Bes Kallakut publikisht: 'Bes mund të…' [FOTO]

Publikuar më: 22:30 30-12-2019

Replikat në distancë për shkak të një deklarate të Bes Kallakut në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku tha se Ermali bën biznes ndërsa ai komedi, vazhdojnë në distancë mes dy aktorëve të humorit.

Pas reagimit të djeshëm që pati Ermal Mamaqi dhe më vonë Bes Kallaku, ka reaguar sërish Ermali.

Duke theksuar se ajo çfarë ka bërë Besi ishte një gabim, Ermali shkruan se nga ai priste mbështetje dhe fjalë të mira për punën e tij.

Postimi i Ermalit

“Sot e pashe qe edhe Besi e ka dhënë një përgjigje (tull ngjum dje) dhe me vjen keq qe u be kaq e madhe.

Bes mund te ta çoja dhe ne mesazh këtë postim por besoj qe kjo është mënyra më e mirë për ti mbyll këto biseda dhe përgjigje edhe për njerëzit qe komentojnë.

Po te sqaroj mik.

E vërtete qe me njoftove për diçka të tillë por jo tamam siç ishte komenti ironik për Filmin, për shitjet, për Kanën e Kamzën dhe mbi te gjitha nuk më the asgjë për Encën.

Nëse ka qenë diçka e pamenduar ose e nxitur nga moderatorët (që atë punë kanë), mund ta kishe hequr ne montazh meqë kjo është xhiruar para 2 javësh (të gjithë e dimë si bëhet).

Dhe mbasi doli emisioni ne TV dhe pasi të gjithë mediat e interpretuan në një mënyrë të kundërt ke dashur te transmetosh, prisja qe ti të bëje një sqarim dhe te mos i lije njerëzit të përforconin diçka që nuk ishte e qëllimshme.

Postove mesazhet me Encën…

Kur kërkon ndjese dmth që ke bërë diçka jokorrekte.

Dhe mendoj qe ndjesa për ENCEN duhet te ishte publike ashtu si ishte emisioni i Luanës dhe jo private e pas reagimit te saj.

Do ishte mirë të flisje ti dhe ti sqaroje gjërat por meqë nuk e bëre, unë s’mund te rrija pa folur pas gjithë lajmeve “Besi sulmon Ermalin”.

Nuk të thashë asgjë të keqe, vetëm sqarova atë qe ti ndoshta nuk ke dashur të thuash. Që biznesi nuk është gjë e keqe. Se edhe ti nuk e dhe për bamirësi filmin, dmth ke bërë biznes.

Jam ne bordin e Fundjave Ndryshe që në ditën e parë të themelimit të saj dhe jam pjesë e ndihmave të vazhdueshme për familjet në nevojë që para 6 viteve dhe pa pasur tërmete. Po kjo nuk ka lidhje me këtë bisedë…

Uroj të mos vazhdojmë më me këtë lojë që na sjell trishtim… se lam nom, u bom si rrepista ose parti politike ?

Mua më erdhi keq njësoj dhe aq shumë sa do te të vinte ty nëse unë do bëja të njëjtën gjë për një punë tënden ose ndonjë aktore te filmit tënd.

Unë prisja nga ty mbështetje dhe fjalë të mira.

Ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin dhe ta mbrojmë nga “Profesionistët ziliqare” që bëjnë filma që i shohin vetëm vetë dhe na sulmojnë me argumentin se ne nuk bëjmë Art,Komedi por bëjmë Biznes.

Sepse ti po bën atë që bej dhe unë, Filmin e Pavarur. Atë që i duhet publikut të Kinemasë Shqiptare.

Sa erdha nga Amerika, puna e parë shkova pashë filmin tënd. Të kam mbështetur me shpërndarje traileri, posteri dhe shumë lajme në Xing.al

Do vazhdoj të të mbështes gjithmonë si mik i vjetër për punën tënde.

Ke një zemër të mirë dhe mendje të bukur prandaj mos e prish me momente dobësie ose batuta te momentit.

Vlerësoj dhe kënaqem për çdo arritjen tënde profesionale dhe familjare.

Uroj sukses dhe Bekime Familjarisht.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0045421123504639