INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit me Encën, reagon për herë të parë Rosela Gjylbegu: S’më erdhi keq përderisa... [FOTO]

Pas sherrit me Encën, reagon për herë të parë Rosela Gjylbegu: S’më erdhi keq përderisa... [FOTO]

Publikuar më: 19:17 16-02-2018

Mbrëmjen e së shtunës e ftuar në emisionin “Shiko kush luan", Rosela Gjylbegu u pyet gjatë një rubrike se cila do të ishte këngëtarja nuk do të bashkëpunëtore kurrë dhe përgjigja e saj ishte "Enca".

Më pas Enca na bëri ‘lëmsh’ të gjithëve pasi postoi një foto ku shihej se po bënte ironi.

“Mua nuk më duhen dashnor për të mbërritur këtu ku jam”,- shkruajti ajo teksa askush nuk e kuptoi.

sdfrtg.jpg

Më pas u pa se deklarata e Roselës bëri që Enca t’i kthehej keq duke postuar disa foto me mbishkrime ku e ironizonte, duke e quajtur gjyshe dhe se nuk e dinte se ishte ende gjallë.

Edhe pse Gjylbegu nuk reagoi për disa ditë më në fund, vetë Rosela është shprehur në idhje me këtë çështje. E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, Gjylbegu u pyet nga moderatorja Arjola Shehu në lidhje me konfliktin në fjalë.

82304-640-0-5a86c9fceafbe.png

Ndonëse në fillim u përpoq t’i bënte bisht çështjes, Rosela më tej u shpreh: “Mendoj që po ta zgjasim shumë këtë bisedë do të ishte e tepërt, kështu që nuk kam asnjë koment. Një gjë mund të them, unë s’jam nga ata njerëz që i pëlqen të bëjë gossip apo zhurmë.”

Ndërsa e pyetur nëse i erdhi keq që u përfshi në një situatë të tillë, ajo tha se nuk ndiente keqardhje, pasi kishte ndjerë dashurinë që publiku ka për të.

“Personalitetin tim e kam krijuar me sakrifica dhe kjo kam dashur të jem gjithmonë, të repsektohem nga publiku. S’më erdhi keq përderisa kuptova se publiku më do shumë.” -rrëfeu Gjylbegu.

82304-640-0-5a86c9fceafbe.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0028870105743408