Sherri Noizy-Olti Curri ka qenë kryefjala e këtyre ditëve të fundit në portale dhe në rrjete sociale. Ky sherr me fyerje dhe ofendime nisi pasi Olti posti një foto të Noizyt dhe e ironizoi atë lidhur me kartën e studentëve. Reperi e ka lexuar këtë postim dhe ka vendosur që t’i përgjigjet Oltit, duke e ofenduar në statusin e tij.
Por si duket Olti sërish ka ngacmuar një personazh publik dhe këtë herë është sërish Tayna. Pak javë më parë Olti thumboi reperen për një postim të saj ku tregonte se po bënte bamirësi për Ramazan, por kjo e fundit ndryshe nga Noizy nuk dha asnjë reagim të drejtpërdrejtë ndaj blogerit.
Këtë herë si duket herë Olti ka zgjedhur ta urojë Taynan për këngën e re, por sërish e ka një thumb dashur pa dashur. Ai i shkruan emrin gabim, jo Tayna, por Tanya. Nuk dimë nëse Olti e ka shruar gabimisht apo qëllimisht, por me siguri Tayna-s s'ka për t'i pëlqyer!/intv.al/