“Nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo?!”
Kjo ishte deklarata e Olsa Muhametit në emisionin “Goca dhe Gra” që ndezi përplasjen më të re në shoëbizin shqiptar. Siç pritej, Olti Curri iu kundërpërgjigj autores së “Për’puthen” duke e cilësuar atë si Linda Morina e autorëve shqiptarë teksa shtoi më tej se të punosh nuk do të thotë vetëm të rrish poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve.
Të shumtë kanë qenë komentuesit që janë përfshirë në këtë “debat” virtual, të cilët siç shprehet dhe Olti në Instagramin e tij i kanë nisur mesazhe pafund. Me anë të disa instastory blogeri ka treguar se ndër këto mesazhe i thonin se pse autorët dhe gazetarët e kanë lënë atë pjesë kur emisioni është me regjistrim. Olti ndër të tjera u shpreh se ndjekësit kanë të drejtë, dhe e gjitha kjo ishte një lapsus, në të kundër nëse gjithçka ishte e qëllimshme do të përballet me të gjithë.
“Përshëndetje shumë nga mesazhet tuaja kanë ardhur dhe kanë thënë pse autorë dhe gazetarë të “Goca dhe Gra” e kanë lënë atë pjesë duke qenë se emisioni bëhet me regjistrim dhe mund të hiqen në montazh, kur dikush ka folur për ty dhe ti nuk ke pasur të drejtën e replikës. Pa problem nuk e mendoj se është një problem, është një lapsus nga autorët, ndoshta edhe nga drejtuesit e Top Channel, të cilët duhet të kontrollojnë çdo emision të tyre, sepse unë përgjigjet i jap vetë në çdo rast. Megjithatë, megjithatë ato që më shkruajnë kanë të drejtë, por unë dua të besoj se ky është një lapsus nga autorët e përsëris dhe nga drejtuesit e Top Channel. Sepse në qoftë se është ndryshe unë do të kem një përgjigje për të gjithë, gjithmonë, kushdo qofshin, sado të mëdhenj apo të vegjël që duan në qoftë se e bëjnë me dashje përbaltjen time apo të njerëzve që marr në mbrojtje. Në qoftë se është kështu e qëllimshme kush do të jetojë do ta shikojë,”-u shpreh Olti Curri.