Moderatorja Ilda Bejleri i është rikthyer edhe njëherë debatit me komentatorin Dritan Shakohoxha. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel nga ku komentoi edhe një hërë debatin e famshëm me Shakohoxhën.
Ilda ka thënë se në 11 vite punë nuk e ka pyetur asnjëherë Shakohoxhën, madje ajo as sot nuk e di tamam se çfarë profesioni ka ai, nëse është komentator, menaxher, brigadier e shumë të tjera si këto. Ilda ka vijuar më tej duke thënë se i uron komentatorit të gjejë veten mbi të gjitha.
Më pas ajo ka folur dhe për burimin e të ardhurave të saj që i mundësojnë jetën luksoze që ajo bën:
“Po vetëm nga mbiemri im Bejleri, tironse e vjetër, duhet ta kuptoni që familja ime ka shumë prona. Për më tepër, paratë janë falë punës dhe familjes time të gjitha gjërat që kam”, është shprehur moderatorja.