Maluma është një ndër këngëtarët më të famshëm në botë që mund të themi pa frikë ka rrëmbyer zemrat e shumë femrave. Dhe kësaj simpatike për këngëtarin e muzikës latine i bashkohen dhe dy mikeshat e ngushta Kejvina Kthella dhe Tayna.
Së fundmi Tayna ka publikuar një video të sajën në Instagram të cilën e ka pëlqyer Maluma dhe ajo këtë gëzim e ka ndarë me te gjithë ndjekësit e saj. Mirëpo në foton e postuar na tërhoqën vëmëndjen replikat midis Kejvinës dhe Taynës, dy shoqeve shumë të mira.
“Është i zënë Maluma moj”, i komenton Kejvina, duke e pasuar komentin e saj nga një tjetër i tillë:
“Në rregull, në snap mbaje, se unë e kam në Instagram.”
Por teksa këto komente bënë xhiron e rrjetit, një fanse i ka shkruar Kejvinës në instadirect ku i thotë se s’ka çi duhet Maluma sepse është 1.77 burrë, ndërsa ajo është 1.80 pa taka. Kejvina nuk e la pa përgjigje dhe siç shihet në foton e ardhur në redaksinë e intv.al i ka thënë: “Mirë e ke ti”, duke i shtuar disa emoji me lot.