INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit me Taynën, reperja e njohur shqiptare merr propozim për martesë nga fansi dhe tha PO! [FOTO]

Pas sherrit me Taynën, reperja e njohur shqiptare merr propozim për martesë nga fansi dhe tha PO! [FOTO]

Publikuar më: 17:33 22-11-2018

Reperja e njohur Tayna ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, “Pow Pow”, e cila ka sjellë reagime të shumta tek ndjekësit dhe në lidhje me të ka reaguar edhe këngëtarja Arta Memedi. Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, Arta ka akuzuar menaxherin e Taynës se i ka shkuar tre muaj në shtëpi derisa i ka bërë videoklipin dhe sigurisht që nuk mund të mungonin dhe reagimet e reperes Tayna.

Por Arta ka lënë pas këtë sherr ku tha se nuk do flasë më për këtë dhe ka vendosur të jetë më pranë fansave të saj, duke komunikuar nëpërmjet Instastoryt. Ajo i është përgjigjur pyetjeve kurioze të ndjekësve, mirëpo vëmendjen e ka tërhequr një propozim për martesë.

"M'ka thënë nana që më duhet një nuse e sinqertë. A po martohemi?", i shkruan fansi, së cilit ajo ja ka pranuar publikisht propozimin.

"Unë thashë 'Po'"- është përgjigjur Arta, bashkangjitur me emojin e një unazë.

YES.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893