Ditën e djeshme bëri bujë lajmi i plagosjes së menaxherit të njohur, Met Elshani. Gjithashtu u tha që pranë sherrit ishte edhe reperi i njohur Fero, mirëpo menaxheri Elshani u shpreh për mediat se nuk i ka parë atuorët dhe ndërkohë ai mori trajtimin e duhur mjekësor.
Fero tha disa fjalë të bukura për menaxherin e tij me anë të një postimi në Instagram ku shkroi: "Një vëlla mund të mos jetë gjithmonë shok, por një shok do të jetë gjithmonë vëlla."
Ndërkohë që fundjavën po e kalon me të dashurën e tij, Arbenitën. Të veshur njësoj me kostume sportive ato duken shumë të lumtur pranë njeri tjetrit, mirëpo dedikimi që i bëri Arbenita është me të vërtetë shumë prekës.
"Lutem për lumturinë tënde", shkruan modelja duke treguar publikisht se është kokë e këmbë e dashuruar pas tij.
Ajo gjithashtu ka publikuar një foto ku shfaqet e përqafuar me reperin dhe shkroi se është ekstremisht besnike ndaj Feros, por se kuptuam pse ka bllokuar komentet.