Ashtu siç janë shprehur edhe nëpër intervista të ndryshme Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj nuk kanë më komunikim me njëri-tjetrin pas largimit të aktores nga Al Pazzar.
Së fundmi e ftuar në "Thumb", Rudina i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse do ta ftonte Llakajn në emisionin e saj. Por përgjigja e saj ka qenë një “Jo” e madhe.
“Unë gjërat që kam brenda i nxjerr jashtë shumë kollaj. Unë nuk shkel mbi personalitetin tim sepse unë kam një kokë maloku. Edhe nëse do bëhej fjalë për miliona euro nuk do e ftoja. Nëse do bëhej fjalë për ndonjë bum suksesi që të rrija gjithë jetën time në Maldive ndoshta edhe do ta ftoja”, tha Rudina duke qeshur.